970×90
970×90
970×90

Xhavit Haliti deklaron se ka mbi 165 mijë euro në bankë

Xhavit Haliti deklaron se ka mbi 165 mijë euro në bankë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Haliti ka deklaruar tokë në emër të përbashkët në vlerë 400 mijë euro, tokë pyjore në emër personal në vlerë 20 mijë euro, shtëpi në emër të përbashkët në vlerë 200 mijë euro dhe banesë në emër personal në vlerë 200 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Haliti në emër të vet ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra Mercedes në vlerë 20 mijë euro dhe tjetra Land Rover në vlerë 5 mijë euro.

Haliti ka deklaruar në emër të tij se posedon stoli ari në vlerë 15 mijë euro dhe 15 mijë euro stoli ari në emër të bashkëshortes.

Dpeuteti i PDK-së ka dekalruar se para të ruajtura në banka ka mbi 165 mijë euro.

Related posts