970×90
970×90
970×90
Impresum

Gazetaprojekti vjen në 10 vjetorin e shtetësisë!

Duke parë nevojën e vazhdueshme për informim cilësor dhe duke ditur se teknologjia është duke na udhëhequr në çdo drejtim të jetës, gazetaprojekti vjen tek ju në formën e portalit online shumë dimensional, informues dhe rekreativ.

Duke u nisur nga fakti se për çdo lëvizje para në jetë njerëzit kanë nevojë për projeksione, atëherë edhe stafi ynë ka vendosur ta quaj portalin më të ri gazetaprojekti.  Në fund të fundit, projekti më i madh shqiptar në 100 vitet e fundit ka qenë pavarësia e vendit tonë Kosovës, e që na ka motivuar edhe neve ta quajmë portalin me emrin gazetaprojekti dhe ta lansojmë pikërisht në këtë 10 vjetor të shtetit tonë.

Korrektësia, panashmëria, informimi i drejtë, shpejtësia dhe dëshira për të qenë pranë të gjitha pajisjve të juaja dixhitale do të jenë parimet tona.

Do të sjellim lajme për çështjet aktuale, politikën, sportin, artin, kulturën, aspektet sociale, psikologjike, edukative e ekonomike që janë të nevojshme për qytetarët e të gjitha moshave.

Gazetaprojekti është themeluar nga entuziastë të gazetarisë me përvojë në këtë drejtim dhe drejtohet nga Alban Miroci, këshilltar për informim në disa projekte me rëndësi të vendit dhe gazetar me përvojë në fushata dixhitale.

Edhe pse më fonde fillestare modeste, ne shpresojmë të rritemi bashkë me juve, me lexuesit tanë, prandaj sugjerimet dhe komentet tuaja do të jenë motivues i ndryshimeve të vazhdueshme pozitive  të gazetaprojekti.

Alban Miroci – Kryeredaktor

Tel: +38344238985