970×90
970×90
970×90

Vivien flet për ndarjen nga Getinjo dhe varësinë e tij nga bixhozi: Kam hequr shumë dhe jam munduar me të gjitha

Vivien flet për ndarjen nga Getinjo dhe varësinë e tij nga bixhozi: Kam hequr shumë dhe jam munduar me të gjitha

Në një bisedë të hapur me moderatorin Fis Juniku në “Shok Podcast”, modelja e njohur Vivien Thano ka rrëfyer me detaje për ndarjen e saj nga reperi i njohur Getinjo. Intervista vjen si vazhdim i deklaratave të saj të mëparshme ku pa u nguruar, ajo ka folur rreth arsyeve që çuan në ndarjen e tyre.

Vivien, e cila u njoh me reperin ferizajas gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, foli me një zemërgjerësi të rrallë për vështirësitë në marrëdhënien e tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit për deklarimin publik të shkakut të ndarjes, Vivien është shprehur pa dorashka: “Unë kam hequr shumë, kam hequr të zinjtë e ullirit edhe jam munduar me të gjitha, dhe kur e pash që s’kisha fuqi të bëja më asgjë dhe thash ‘Pse duhet unë të bëj gjë, sepse s’po bën njeri për mua gjë’. Nuk është se ia bëra me inat, unë thjeshtë shpreha se për çfarë u ndava”.

Vivien Thano në “Shok Podcast” (Foto: Onima Entertainment/YouTube)

Varësia e reperit nga bixhozi duket se ka qenë pikënisja e problemeve që të dy kanë hasur, dhe pavarësisht nga dashuria e madhe, Vivien vuri në dukje se “Dashuria nuk mjafton”, duke shtuar se statusi i tyre i të famshëm e bëri edhe më të komplikuar marrëdhënien. Ajo gjithashtu zbuloi se ka dëgjuar që ish-idashuri i saj, Getinjo tashmë ka filluar të distancohet nga “veset e këqija”.

“Kam dëgjuar që ka hequr dorë nga ajo gjë, shpresoja, por e kam ditur që ka diçka më shumë se bixhozi brenda tij, prandaj rrija. Por erdhi në një pikë që u lodha, u lodha duke u lodhur. U lodha duke u mërzitur”, përfundoi ajo.

Getinjo përndrysho hoqi vullnetarisht dorë nga rrugëtimi i tij në Big Brother VIP Kosova 1 – i cili u fitua nga reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.

Related posts