970×90
970×90
970×90

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Stili dhe veshjet ndonjëherë thonë atë që fjalët nuk mund ta bëjnë!

Veshja e fundit e Bella Hadid tregon shumë, me fjalë të tjera mesazhi është: “Trendi i pantallonave poshtë gjurit sapo ka filluar”.

Vetëm disa orë pasi promovoi linjën e saj të parfumeve, supermodelja u shfaq e veshur me një xhaketë të zezë bomber dhe pantallona në po të njëjtën ngjyrë dhe me gjatësi deri poshtë gjurit.

Duket se Bella sapo aprovoi trendin e ri të pantallonave të pranverës, që nëse kombinohen në mënyrën e duhur, pra me taka të larta në ngjyrë të zezë dhe syze dielli me kornizë argjendi, ato funksionojnë gjithnjë si një super stil.

Nëse stili i Bella-s nuk iu bind mjaftueshëm, mjafton që t’i hidhni një sy pasarelave të modës për këtë sezon, si ajo e Tory Burch dhe Ferragamo, që i kanë pantallonat me gjatësi poshtë gjurit si pjesë të koleksioneve të reja të pranverës.

Me shumë mundësi edhe ju i keni një palë të tilla në dollap, ndaj ky është momenti për t’i nxjerrë prej andej dhe për t’i bërë pjesë të kombinimeve dhe stilit të përditshëm që konfirmon faktin se: moda është thjesht cikël!

Related posts