970×90
970×90
970×90

Sot mësohen dy finalistët e Kupës së Kosovës

Sot mësohen dy finalistët e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, që ishin paraparë të luhen javën e kaluar por u shtyn shkaku që u shpall ditë zie për gratë e vrara në këto javët e fundit.

Përballja më interesante padyshim është mes Dritës dhe Prishtinës, ku ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Për Prishtinën, Kupa e Kosovës është e vetmja rrugë për t’i siguruar garat evropiane pasi ndodhen në mesin e tabelës dhe Ligën e Konferencës mund ta kërkojnë vetëm përmes kompeticionit të dytë më të rëndësishëm.

Ndërsa, Drita që po e synon edhe titullin kampion kërkon edhe trofeun e Kupës, prandaj do të bëjë çmos për ta eliminuar skuadrën nga kryeqyteti.

Përballje tjetër interesante është edhe derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, sfidë që zhvillohet në Therandë.

Ballkani e fitoi përballjen e parë me rezultat 1:0, falë një goli të vonshëm por asgjë s’ka mbaruar me Suharekën që kërkon të bëjë një përmbysje.

Suhareka u krijua vetëm këtë sezon si klub, mirëpo ka mahnitur të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale ndërsa tani synon ta rrëzojë kampionin aktual për të shkuar në finale, e pse jo të dalë në Evropë qysh në vitin e parë.

Kujtojmë, të dy gjysmëfinalet do të nisin me fillim nga ora 15:00.

Related posts