970×90
970×90
970×90

Shqetësuese, brenda një jave në Kosovë u vranë dy gra – çfarë dihet deri tani për rastet?

Shqetësuese, brenda një jave në Kosovë u vranë dy gra – çfarë dihet deri tani për rastet?

Rritja e numrit të vrasjeve të grave në Kosovë është shqetësuese dhe kjo dëshmon për një situatë kritike që gjendet shoqëria, ku viktima janë gratë.

Vrasjet ndaj grave kërkojnë një veprim urgjent të institucioneve për të ndërmarrë masa për parandalimin e kësaj dukurie. Krahas rasteve të vazhdueshme që raportohen për dhunën që përjetojnë fizike dhe psikike, raste kur ato vriten janë mjaft të shpeshta.

Vetëm në 14 vjet e fundit, 57 gra u vranë nga bashkëshortit e tyre, e disa edhe nga ish-bashkëshortët.

Ndërkaq, vetëm në javën e dytë të prillit 2024, dy gra u vranë mizorisht nga armët e zjarrit.

Një 21-vjeçare, E.C u vra në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale, nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar. Vrasja u krye me armë zjarri, ndërsa çifti kanë një fëmijë.

Ndaj të dyshuarit për vrasjen e E.C është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, ndërsa i njëjti kishte deklaruar para trupit gjykues se mosmarrëveshjet kanë nisur për djalin e tyre njëvjeçar.

E vrasje e rëndë ndodhi edhe mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku viktima ishte një grua, rreth moshës 40-vjeçare.

Ajo dyshohet se u vra në banesë nga burri i saj. Prokuroria tashmë ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, dhe ka konfiskuar një armë zjarri, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.

“Isha në vendin e ngjarjes, sapo u ktheva. Atje ka mbetur prokurori kujdestar dhe zëdhënësi i Prokurorisë, është një rast i rëndë ku dyshimet janë ku i dyshuari ka vrarë gruan e vet. Për momentin i dyshuari është arrestuar, dhe këto janë informatat fillestare, ndërsa më vonë do të dalim me njoftim zyrtar. Vetëm burri dhe gruaja kanë qenë në banesë, sipas informatave të deritanishme çifti kanë tre fëmijë”, u shpreh ai.

Prokurori në Pejë, Ersan Qavolli në rastin e Gjyljeta Ukella, e cila u vra sot në Pejë në orët e mëngjesit ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022”, tha ai.

Dy vrasjet e ndodhura së fundi u dënuan ashpër derisa u kërkua dënim maksimal për dy të dyshuarit.

Por, këto dy vrasje nuk janë të vetmet që tronditën vendin tonë, vrasje të rënda u konfirmuan ndër vite, ku burrat vranë mizorisht gratë e tyre.

Ndaj disa të dyshuarve tashmë është vendosur dënimi, e disa janë rigjykim.

Telegrafi sjell në kujtesë disa nga vrasjet më të rënda të grave:

Vrasja e Diana Kastratit nga ish-bashkëshorti i saj në vitin 2011; Vrasja e Antigona Morinës në vitin 2011; Vrasja e Zejnepe Berishës në vitin 2015; Vrasja e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015;

Vrasja e Valbona Ndrecajt dhe vajzës së saj në vitin 2018; Vrasja e Armenda Aliut në vitin 2019; Vrasja e Sabile Mavroqanit në vitin 2020; Vrasja e Sebahate Morina-Sopi në vitin 2021;

Vrasja e Marigona Osmanit e vrarë në vitin 2021; Vrasja e Lirie Qerimajt në vitin 2022; Vrasja e Sadije Godenit në vitin 2022; Vrasja e Hamide Magashit në vitin 2022; Vrasja e Hyrije Broqi-Hysenit në vitin 2023; Vrasja e Liridona Ademajt në vitin 2023;

Vrasja e Erona Coklit në vitin 2024; Vrasja e Gjyljeta Ukellës në vitin 2024

Related posts