970×90
970×90
970×90

Seanca për demarkacionin të dielën në ora 18:00

Seanca për demarkacionin të dielën në ora 18:00

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur sot në orën 18:00, ka vendosur që seanca për votimin e Demarkacionit, të mbahet të dielën në ora 18:00.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet me 18 shkurt.

Ajo ka thënë se ky vendim i Veselit përmban shkelje sepse sipas saj vendimi është marrë unanimisht nga kryetari i kuvendit, pavarësisht se mbledhja sipas saj nuk kishte kuorum.

“Ndonëse kjo mbledhje nuk kishte kuorum Kadri Veseli unanimisht vendosi që seanca për demarkacionin të mbahet në ora 18:00 më datën 18 të këtij muaji”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza

Related posts