970×90
970×90
970×90

Qeveria shqyrton koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme

Qeveria shqyrton koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

Haxhiu ka thënë se synojnë të formojnë agjenci të pavarur për inicimin e procedurave për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe përmes shtratit ligjor kthen taksat e qytetarëve në buxhet të shtetit.

Qeveria e Kosovës sot do të bëjë hapin e ardhshëm drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Image

Related posts