970×90
970×90
970×90

Michelle Obama e vetmja demokrate që mund ta mposhtë Trumpin

Michelle Obama e vetmja demokrate që mund ta mposhtë Trumpin

Është pothuajse e “paimagjinueshme” që demokratët të riemërojnë presidentin Joe Biden në krye, pas pretendimeve se ai ka demencën, dhe e vetmja shpresë për partinë është Michelle Obama, që të kandidojë për në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Biden është me demencë. Dua të them, e dija që kjo është ishte e vërtetë. Kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë në muajt e ardhshëm, sepse presidenti Biden nuk ka asgjë të planifikuar për vijim.

Biden është mbajtur plotësisht i ndarë prej popullit të vet amerikan në çdo aspekt.

Biden është sikur Woodrow Wilson, i cili pësoi sulm në tru gjatë mandatit të dytë të presidencës së tij më 1919.

Është pothuajse e paimagjinueshme që në një konventë kombëtare në gusht, Partia Demokratike të emërojë në krye një njeri që ka demencë.

Ish-zonja e parë, Michelle Obama, është “e vetmja” në mesin e demokratëve që do të mund ta mposhte ish-presidentin Donald Trump.

Ajo në fillim të këtij muaji tha se ishte “e tmerruar” për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të vitit 2024.

“Çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje të ardhshme? Unë jam e tmerruar për atë që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet për ne, kush e mban atë foltore dhunuese, kjo ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë”, ka thënë Michelle Obama.

Vitin e kaluar, Obama i tha Oprah Winfreyt në një intervistë se “ajo nuk ka ndërmend të kandidojë kurrë për poste publike”.

Bill O’Reilly, është gazetar dhe komentator amerikan. Këto opinione i dha në podcast-in e vet. Përktheu Gazeta Online Reporteri.net

Related posts