970×90
970×90
970×90

Messi për pensionimin: Sa të ndihem mirë do të vazhdoj të luaj

Messi për pensionimin: Sa të ndihem mirë do të vazhdoj të luaj

Ylli i Inter Miamit Lionel Messi ka njoftuar se do të pensionohet sapo të sheh që nuk është në nivelin e duhur.

Argjentinasi po shkëlqen në kampionatin amerikan, derisa tifozët po shpresojnë që të mos pensionohet dhe të merr pjesë në Kupën e Botës 2026.

I pyetur për pensionimin, Messi ka deklaruar se sap ta sheh vetën që s’është në nivelin e duhur atëherë do t’i ‘varë këpucët’.

Sapo të besoj se nuk mund të përformoj më, ose ta shijoj lojën, ose të mos arrij t’i ndihmoj bashkëlojtarët atëherë do të ndalem”.

Për pensionimin tim s’ka rëndësi mosha më. Nëse ndihem mirë atëherë do të vazhdoj të luaj”, nënvizoi Messi.

Përndryshe, Messi momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi i fundit që ndikoi t’i humbet miqësoret e Argjentinës për këtë muaj.

36-vjeçari ka zhvilluar pesë paraqitje këtë sezon te Inter Miami, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar dy asistime në përgjithësi.

Related posts