970×90
970×90
970×90

Fisnik Juniku, tashmë agjent i licencuar nga FIBA

Fisnik Juniku, tashmë agjent i licencuar nga FIBA

Fisnik Juniku, pas një karriere të bujshme si basketbollist, ai vazhdon të kontribuojë në këtë sport, por tani si agjent i basketbollit, e që është i pari në Kosovë i licencuar nga FIBA.

Juniku në ditët e fundit ka qëndruar në qendrën e FIBA-s në Gjenevë, ku e ka kaluar edhe testin si FIBA agjent i licencuar.

“Arsyeja që ai ka marrë këtë hap është për shkak të mungesës së një agjenti të certifikuar për mbrojtjen e të drejtave të basketbollistëve”.

“Kam parë nevojën e basketbollistëve të ri për me i mbrojt më mirë edhe për me i përkrahë, edhe pse jo me i transferuar diku jashtë dhe me ua hapë dyert në Evropë. Ky licencim është urë lidhëse me basketbollin ndërkombëtar”, ka thënë Juniku.

Ndryshe, Fisnik Juniku është udhëheqës i 3×3 herë në Kosovë, garë e basketbollit, që marrin pjesë lojtarë nga shtete të ndryshme të botës.

Related posts