970×90
970×90
970×90

Kampioni i Bundesliga-s mban emrin, Bayer Leverkusen

Kampioni i Bundesliga-s mban emrin, Bayer Leverkusen

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës së 29-të, duke fituar….ndaj Ëerder Bremen në ‘Bay Arena’.

Në prag të 120-vjetorit, Alonso dhe “gladiatorët” e tij i bënë dhuratën më të çmuar klubit, që deri në këtë season ishte mjaftuar me statusin e nënkmapionit, madje pesë herë në histori.

Një season perfekt, një season jo vetëm për t’u krenuar, por edhe për t’u studiuar, me “aspirinat” që këtë herë ishin jo ilaçi, por dhimbja e kokës për ccdo kundërshtar në Bundesliga.

Zero humbje dhe madje Bayer Leverkusen në këtë season, tani ka barazuar edhe rekordin e Juventusit në Serie A, të vendosur në edicionin 2011-12 me 43 ndeshje radhazi pa humbje.

Sa shumë numra, gola, emocione dhe spektakël, për një titull kampion kaq shumë të munguar dhe të dëshiruar, por plotësisht të merituar.

Me Granit Xhakën në krye, me Boniface e Grimaldo që golin më shumë se e realizuan, e jetuan, me Xabi Alonso-n, që shumë kush e kujtonte vetëm për klasin në fushë, tani spanjolli ështështë një “Kaizer” i vërtet në at tokë ku të gjithë ishin mësuar me mbretërimin e Bayern Munich.

Bavarezët nuk janë më në krye dhe kjo pas 11 edicionesh radhazi, me Leverkusen që guxoi dhe ia doli, madje në suksesin ndaj Bayern-it në muajin shkurt, titulli u afrua akoma edhe më shumë, ky titull që sot është një realitet i prekshëm.

Sot, në “Bay Arena” nuk festohet vetëm për fitoren, për golat, por edhe për historinë, për ata që provuan, për djersën dhe lotët e Voller, Ballck, Rolfes, Kirsten, Schneider apo dhe Berbatov.

Sot “Neverkusen” është fjala e ndaluar, sepse fjalori është pasuruar, me “Neverlusen” dhe Kampion e gjithçka tjetër, është vetëm e tepërt për këtë skuadër që tërhoqi pas vetës të madh e të vogël.

Sot, Bundesliga ka një “pronar” të ri, BAYER LEVERKUSEN!

Bundesliga

Related posts