970×90
970×90
970×90

Irani nis sulmin hakmarrës ndaj Izraelit

Irani nis sulmin hakmarrës ndaj Izraelit

The Times of Israel shkruan se Irani ka nisur mbrëmjen e sotme një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.

Ishte Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, i cili njoftoi nisjen e sulmit me avionë pa pilotë dhe u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e komandës ushtarake.

“Irani nisi një avion pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit – do të duhen disa orë që avioni të arrijë në shtetin e Izraelit. Publikut i kërkohet të jetë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

Ne do të përpiqemi të parandalojmë avionin të arrijnë në territorin e shtetit të Izraelit”, tha ai.

Edhe vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha mbrëmjen e të shtunës se Izraeli ishte i përgatitur për një “sulm të drejtpërdrejtë nga Irani” pas kërcënimeve të tij për hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës në konsullatën e tij në Damask.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm,” tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se Izraeli kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe “shumë” vendeve.

Related posts