970×90
970×90

Zyrtarizohet transferimi i Manes në Bayern

Zyrtarizohet transferimi i Manes në Bayern

Bayern Munich ka konfirmuar transferimin e Sadio Mane nga Liverpool, me një kontratë trevjeçare.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam te FC Bayern në Mynih. Ne folëm shumë dhe ndjeva interesim të madh nga ky klub i madh që në fillim, kështu që për mua nuk kishte asnjë dyshim. Është koha e duhur për këtë sfidë”, tha Mane pas nënshkrimit.

“Unë dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në Evropë. Gjatë kohës sime në Salzburg kam parë shumë ndeshje të Bayernit – më pëlqen shumë ky klub”, shtoi ylli senegalez.

Related posts