Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.
Ndërkaq, në një njoftim të Departamentit të Shtetitu tha se Verma do të vizitojë tri shtetet, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Kosovë do të diskutojë për “normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.
Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor.