Qytetarët nga Kosova po ballafaqohen me jo pak probleme kur po duan të udhëtojnë në shtetet e ndryshme të botës.
Ditë më parë udhëtarëve të linjës Prishtinë-Londër, zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës i kanë kërkuar atyre që përveç testeve që posedojnë, patjetër të bëjnë teste edhe në laboratorin që është afër Aeroprtit, ku një test i tillë kushton deri 120 euro.
RadioTelevizioni i Kosovës raporton se nga laboratori “Aviceca” që gjendet afër Aeroportit e kanë pranuar se qytetarët kishin kryer teste atë ditë, transmeton Reporteri.net.
Nga Aeroporti i Prishtinës thonë se fajtor është kompania pasi duhet të njoftohen pasagjerët për rregullat e reja në vendet ku do të udhëtojnë dhe udhëtarët kanë të drejtë të ankohen.