
Miqësorja historike, Feronikeli – Milan luhet nesër (10 gusht), në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Për këtë ndeshje, Giampaolo ka ftuar 24 lojtarë në skuadrën e tij, për ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me lojtarët që do të mund t’i shihni në ‘Fadil Vokrri’.
Portierët: Donnarumma G., Donnarumma A., Soncin.
Mbrojtësit: Calabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Musacchio, Rodríguez, Romagnoli, Strinić.
Mesfushorët: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Çalhanoğlu, Krunić, Paquetá, Maldini
Sulmuesit: André Silva, Castillejo, Leão, Piątek, Suso.