
Ish sulmuesi i Arsenalit, Barcelonës dhe Francës, Thierry Henry është emëruar asistent i selektorit të Belgjikës.
Ai iu bashkua stafit teknik të udhëhequr nga Roberto Martinez, i cili e zëvendësoi Marc Wilmots në fillim të gushtit.
“Thierry është figurë e rëndësishme”, deklaroi ish menaxheri i Evertonit, Martinez, përcjell
“Ai do të sjellë diçka më ndryshe. Ai ka pranuar menjëherë që të jetë pjesë e jona”, shtoi ai.
Henry, 39-vjeç, do të punojë së bashku me Graeme Jones, i cili ishte me Martinezin në Swansea, Wigan dhe Everton.
Martinez po ashtu emëroi ekipin e tij të parë të premten.
Spanjolli zëvendësoi Wlmotsin, i cili u shkarkua nga posti i selektorit pas humbjes së Belgjikës nga Uellsi në çerekfinalen e “Euro 2016” me rezultat 3:1.