970×90

Zyrtare: Ballkani konfirmon shitjen e Albin Berishës në Rumani

Zyrtare: Ballkani konfirmon shitjen e Albin Berishës në Rumani

Kampioni i Kosovës Ballkani ka konfirmuar shitjen e qendërsulmuesit Albin Berisha te klubi rumun Petrolul 52.

Pasi tregoi kualitetin shpesh herë te skuadra kosovare, Berisha bëri hapin e radhës në karrierë duke nënshkruar për klubin që garon në Superligën e Rumanisë.

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani konfirmoi se Berisha është transferuar te Petrolul 52 në Poliesti.

“Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë.

Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese.

FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Ballkani thuhet se ka fituar rreth 230 mijë euro për Berishën si dhe do të fitojnë një përqindje prej 20 në shitjen e radhës.

Related posts