
Admir Mehmedi është transferuar te Antalyasporit në Turqi nga Wolfburgu.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje.
30-vjeçari, ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.
Atij i skadonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut dhe do të duhej të lirohej si lojtar i lirë.
Aktualisht, kjo skuadër pozicionohet në vendin e 15-të në Superligën e Turqisë, vetëm katër pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë të futbollit të Turqisë.
Mehmedi karrierë në Bundesligë ka bërë edhe me Bayer Leverkusenin.
Ai i kishte luajtur 84 ndeshje dhe kishte shënuar 13 gola e 14 asistime.