
Mirëpo nga Zyra e Kryeministri kanë thënë se Ramush Haradinaj nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje zyrtare rreth vizës për në SHBA.
Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se kryeministri Haradinaj nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje zyrtare rreth vizës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo po ashtu ka thënë se Haradinaj do të udhëtonte për në SHBA, vetëm për të marr pjesë në “Lutjet e Mengjesit”.
“Zyra e Kryeministrit ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për z. Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, ka thënë Gashi.