970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Zyra e Kryeministrisë: Sarrazin e përgëzoi Kurtin për qasjen e matur dhe menaxhimin e situatës në veri

Zyra e Kryeministrisë: Sarrazin e përgëzoi Kurtin për qasjen e matur dhe menaxhimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas ngjarjeve tronditëse në veri, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit të ZKM-së, temë qendrore e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku, transmeton Reporteri.net.

Kurti është thënë ta ketë informuar Sarrazin me informacionet më të fundit rreth sulmit terrorist në veri, si dhe veprimin e institucioneve të Kosovës në kundërpërgjigje.

E, për këtë, në komunikatë thuhet se emisari gjerman e ka përgëzuar Kurtin për menaxhim të situatës.

“Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës”.

“Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”, përfundon komunikata.

Related posts