970×90
970×90
970×90
970×90

Zvicra – shtëpia jonë e dytë

Zvicra – shtëpia jonë e dytë


Që nga fillimi i viteve të 60-ta, të shekullit të kaluar, Zvicra ka qenë dera jonë e parë e civilizimit apo modernizimit. Me njerëzit tanë të shumtë që kanë punuar në Zvicër ne e kemi mundur varfërinë tonë të madhe në të cilën kemi qenë të zhytur thellë. Me paratë e Zvicrës ne e kemi ndërtuar Kosovën. Me ato para kemi ble kerre, tesha, bukë…

Në Zvicër ne kemi krijuar futbollistë, mjekë dhe njerëz tjerë të rëndësishëm e të zakonshëm për shkak të cilëve na njeh bota dhe me të cilët ne mburremi dhe për shkak të të cilëve e kemi jetën më të lehtë. Me njerëzit e Zvicrës, sidomos me paratë e këtij vendi, ne kemi bërë luftë çlirimtare. Lufta është vepra më e madhe që mund ta bëjë një popull – komb.

Si shtesë, shteti i Zvicrës e ka përkrahur Kosovën gjithmonë dhe në të gjitha aspeket.

Paramendojeni gjendjen tonë pa Zvicrën. Ne sot nuk jemi mirë siq dëshirojmë por pa Zvicrën do të ishim shumë keq.

Ambasadori i Zvicrës , me deklaratën e tij të fundit, nuk e ka kryer vetëm obligimin e vet por na ka ndihmuar edhe neve. Ka bërë me dije se për punët publike kërkohet përgjegjësi. Kjo është një gjë që ne, sidomos qeveritarët tanë, nuk e dijnë se çka është. Tashti, injoranca e tyre kërkon largimin e ambasadorit zviceran nga Kosova. Kërkon përzënien e mikut tonë të mirë që përfaqëson një shtet që është shtëpija jonë e dytë. Kemi ardhë deri në këtë derexhe.

Qeveritarët apo ata që mbajnë funksione publike e që flasin pa arsye keq për Zvicrën, duhet të ndëshkohen. Nuk do të ishte keq që këta keqfolës e keqdashës të lidhen për banderi në qendër të qytetit dhe të ftohen qytetarët për t’i pshty n’ftyrë. Bile, nuk është marre edhe me pshurrë n’ta.

Daut Dauti

Related posts