970×90
970×90

Zvicra i nis me këmbë të mbarë kualifikimet për EURO 2020

Zvicra i nis me këmbë të mbarë kualifikimet për EURO 2020

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur ta fitojë me rezultat 2:0 ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e cila është ndeshja e parë që u zhvillua në Grupin D të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Në Grupin D, Zvicra do të përballet edhe me Gjibraltarin, Irlandën, dhe Danimarkën, raporton Gazeta Express.

Kombëtarja zvicerane është favorite për ta fituar këtë grup dhe forcën e vet e dëshmoi duke e nisur grupin me fitore.

Në epërsi fillimisht kaloi në minutën e 56-të përmes golit të shënuar nga Steven Zuber, ndërsa rezultatin e dyfishoi Denis Zakaria në minutën e 80-të të ndeshjes.

Zvicra e dominoi këtë ndeshje me 65 për qind të posedimit të topit dhe gjithsej 23 goditje drejt portës, në krahasim me gjashtë të Gjeorgjisë. Megjithatë, zviceranët i humbën disa raste të mira për të shënuar dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:0.

Vlen të theksohet se në formacionin e parë titullar nga shqiptarët ishte vetëm Granit Xhaka, ndërsa Albian Ajeti u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të. Xherdan Shaqiri nuk pati mundësi të luajë për ekipin kombëtar të Zvicrës në ndeshjet e marsit, për shkak të një lëndimi. 

Related posts