
Ky refuzim, sipas tyre, po bëhet pasi objekti nuk është punuar sipas standardeve të duhura, ani pse ishte bërë edhe pranimi teknik, raporton KTV.
Kjo ka lënë zjarrfikësit e këtij qytetit që të operojnë në kushte të tejet të vështira.
Ata nuk kanë pranuar të flasin vetëm se kanë thënë që nuk do të hyjnë në objektin e ri pa përfunduar punët ashtu siç duhet.
Mirëpo, shoqëria civile në këtë komunë, rastin e objektit të zjarrfikësve e ka çuar në Prokurori.
Adem Lushaj ka thënë se zjarrfikësit në këtë komunë qëndrojnë në Pallatin e Kulturës në kushte të tejet të vështira.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka thënë se janë të detyruar që të bëjnë renovimin e këtij objekti.
Edhe Ramosaj ka pranuar që objekti nuk i plotëson kushtet për operim.
Objekti i ri është ndërtuar në vitin 2016 dhe ka kushtuar mbi 200 mijë euro.