970×90
970×90

Zidane pas fitorës ndaj Athletic Bilbaut reagon për ndikimin e Var-it

Zidane pas fitorës ndaj Athletic Bilbaut reagon për ndikimin e Var-it

Real Madridi sot e ka mposhtur Atheltic Bilbaon me rezultat minimal 1-0


Ky gol pati polemika pasi u shënua nga një penalti e dhënë pas intervenimit të VAR-it.

Ramos në minutën e 73-të nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kështu tani Reali është 7 pikë para Barcelonës.

Pas ndeshjes pati polemika të shumta se Reali po ndihmohet nga VAR-i dhe Zidane nuk ka mundur t’i durojë më këto akuza duke kërkuar që të respektohet skudra e tij.

“Jam lodhur duke dëgjuar se VAR po i dhuron penalti Real Madridit. Duket sikur po i fitojmë ndeshjet për shkak të gjyqtarëve dhe nuk është ashtu. Duhet të respektohet Real Madridi dhe lojtarët,” ka thënë Zidane.

“Nuk përzihem në punën e gjyqtarëve, ata e kane punën e tyre, shikojnë… dhe kështu është,”.

Related posts