
Pas më shumë se dy muaj nga shpërthimi, COVID – 19 apo coronavirusi është shpallur një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Dhe deri më tani janë konfirmuar 125 mijë raste në të gjithë botën, teksa 4,500 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Megjithatë, ky virus vdekjeprurës ka arritur të përhapet edhe në Shqipëri dhe natyrisht se në këto ditë vështira kishte reagime edhe nga personazhet e njohura në vend.
Së fundmi, është artistja nga Shqipëria, Beatrix Ramosaj, ajo e cila ka ndarë disa fotografi atraktive në rrjetet sociale, përmes të cilave ndan këshilla me fansat dhe publikun.
“Trëndafilat janë të kuq, violetat janë të kaltër, Ju duhet të lani duart gjatë gjithë kësaj kohe. Fund”, ka shkruar krahas imazheve.
Këto fotografi morën dhjetëra pëlqime dhe komente nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga ndjekësit e 25-vjeçares.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për coronavirus dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara dhe deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.