970×90
970×90
970×90
970×90

Zharku: Qeveria Kurti ka kaluar në nivel hajgare

Zharku: Qeveria Kurti ka kaluar në nivel hajgare

Share Button Gazeta Blic

Ish- ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka reaguar pas paralajmërimit nga Qeveria Kurti për hapjen e një terminali doganor nga ana e shtetit.

Ai ka shkruar se kjo qeveri nga hajgaret “shkencore ekonomike” për vendet e punës, ka kaluar në nivelin e hajgareve “ideologjike ekonomike”, me syninin për hapje të terminaleve doganore.

Reagimi i plotë:

Ne diten e 100-te te punes Qeveria paska avansuar me “hajgare”. Nga hajgaret “shkencore ekonomike” se “vendet e reja te punes krijohen me formalizim” Qeveria sot e paska ngrit nivelin ne hajgare “ideologjike ekonomike” me synimin per hapje te terminaleve doganore publike.

Ne pamundesi te “realizimit te premtimeve zgjedhore” per mbylljen e terminaleve private Qeveria paska zgjedhe me marre nje “hise” ne biznesin e terminaleve doganore. E paska zgjedh nje “strategji” per me “publikëzuar” kete fushe te biznesit. Por, ne qe 20 vjet po e perjetojme ate qe historia e zhvillimit ekonomik tanime e ka deshmuar, qe sektori publik nuk mund te konkuroje me sektorin privat ne asnje fushe, prandaj edhe ia ka leshuar vendin “privatizimit” te tij. Ne te “regjimit te vjeter” e kemi provuar me heret kete proces. 

Apo, ndoshta Qeveria “e paster” po do me hy ne biznesin e terminaleve permes “deres se vogel”: njehere po themelojme terminale publike doganore dhe i “menaxhojme” vet, e pastaj, per shkak te performances se dobet, edhe i privatizojme!

E me keso lloj “hajgaresh” e kemi sjelle edhe Telekomin nga nje mdermarrje me vlere prej 400-600 milion euro (vleresimi i keshilltarit te transakcionit per privatizim ne vitin 2009-2010) ne ndermarrje qe sot eshte ne buze te falimemtimit (verejtje qe i kam paraqit edhe ne Kuvendin e Kosoves). Qeveria nuk di dhe nuk duhet te beje biznes!

Show must go on!

Related posts