970×90
970×90
970×90
970×90

Zharku: 53 milionë për Bechtel-Enka, keqmenaxhim nga kjo qeveri

Zharku: 53 milionë për Bechtel-Enka, keqmenaxhim nga kjo qeveri

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë gjatë kohës sa ka qenë në krye të ministrisë s’ka pasur asnjë faturë pa paguar ndaj Bechtel-Enka.

Ai ka akuzuar ministrin Lekaj se duke e keqmenaxhuar detyrën zyrtare i ka shkaktuar dëme buxhetit.

Zharku ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka keqmenaxhaur parat.

“ Kjo dëshmon se kjo qeveri ka keqmenaxhaur buxhetin dhe paratë. Në kohën time kërkesa ka qenë për 14 milionë euro, kurse tash kjo shumë ka shkuar në 53 milionë”, ka thënë Zharku.

Ai ka bërë me dije se gjatë kohës sa ai ishte ministër ishte arritur marrëveshje me Bechtelin që për shkak të vonesave në pagesa- për shkak të mosplanifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi- të paguheshin 14 milionë euro, e jo 53 milionë.

“ Duhet të jepen sqarime për shumën tjetër të parave. Pra, pse është rritur kjo shumë e parave nga 14 milionë ne 53 milionë. Ku kanë shkuar 39 milionë euro”.

Related posts