Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej 75,000 dollarë në natën e zgjedhjeve në SHBA. Në platformën Bitstamp çmimi ishte ngjitur në 75,080 dollarë.
Kriptomonedha më e vjetër dhe më e njohur nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë.
Ish-presidenti Trump konsiderohet kriptomiqësor .
Industria e monedhës digjitale kishte shpenzuar shumë për promovimin e kauzave të tij gjatë fushatës zgjedhore.