970×90
970×90

Ky është kryetari i ri i PDK-së në Pejë

Ky është kryetari i ri i PDK-së në Pejë


Xhavit Haliti, 63-vjeçar, themelues i PDK, Nënkryetar i përhershëm i Parlamentit, është bërë Kryetar i Degës së PDK’së në Pejë. Ai e ka Aty ku grupi i tij dhe ai i Adem Grabovcit po luftojnë për ta marrë nën udhëheqje Degën e PDK në Pejë, ku asnjëherë nuk kanë dalë fitues, prej se ekzistojnë.

PDK ka vendosur të mos i lë vend askund Adem Grabovcit, dikur njëri prej zyrtarëve më të pushtetshëm në parti.

Përkrahësit e Adem Grabovict kanë mbetur jashtë udhëheqjes së Degës së PDK’së në Pejë.

Aty, Kryetar është bërë Xhavit Haliti, i cili është themelues i PDK’së dhe i UÇ’së.

Lajmin për ngjitjen e Halitit në krye të PDK’së në Pejë e ka bërë të ditur Arton Muhaxheri i përfshirë në rrahjet që ndodhën ditë më parë në Pejë me Grupin e Adem Grabovcit.

Kur e pati shpallur kandidaturën, Xhavit Haliti, kishte thënë se Peja do të jetë Kryefjala e Dekadës së re.

“Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët”, kishte thënë ai.

PDK në Pejë, prej pasluftës, ka shënuar vetëm humbje. Kanë hyrë në koalicione kushdo që ka fituar, herë me LDK’në e herë me AAK’në.

Related posts