
Labinot Tahiri apo Labi siq jemi mësuar ta njohim, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, rikthehet fuqishëm në skenë me një performancë të jashtëzakonshme live në emisionin shumë të ndjekur “Dheze Mikrofonin”, shkruan Gazeta Projekti.
Me zërin e tij të fuqishëm dhe interpretimin e fortë, Labi solli disa balada emocionuese për publikun duke kënduar disa prej baladave më të pavdekshme që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij, shkruan Gazeta Projekti.
I njohur për shpirtin e tij artistik dhe lidhjen e fortë me publikun, Labi dëshmoi edhe njëherë se është një ndër këngëtarët që nuk i zbeh koha. Performanca e tij ishte një rikthim tek emocionet e pastërta, dashuria dhe kujtimet që këngët e tij kanë lënë në zemrat e dëgjuesve ndër vite.
Në emisionin e “Dheze Mikrofonin”, ai interpretoi hite të mëdha si “Nëse në zemër smë ke pas”, “E dua zemrën tënde”, “Mos harro”, dhe të tjera këngë që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Pa efekte të mëdha, pa zhurmë, vetëm me zërin e tij dhe emocionin e vërtetë, Labi solli këngë të cilat muzikën shqiptare e gjallërojnë edhë më fortë
Për publikun që e ka ndjekur që nga fillimet, ky interpretim ishte një kujtesë e bukur përse Labinot Tahiri mbetet një figurë e dashur dhe e respektuar në estradën shqiptare. Për brezat më të rinj, ishte një mundësi për të njohur më nga afër artin e një artisti që ka kontribuar aq shumë në skenën muzikore shqiptare.
Labinot Tahiri, me thjeshtësinë dhe pasionin e tij, vazhdon të dëshmojë se muzika nuk ka moshë, dhe baladat e tij të pavdekshme mbeten një thesar i muzikës sonë kombëtare. Ai, ka paralajmëruar një spektël të fortë në skenën e muzikës shqiptare.