
Këngëtarja e popullarizuar, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, në prill të këtij viti sollën bashkëpunimin “Zemër”.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe në platformën YouTube tashmë ka grumbulluar afro 200 milionë shikime.
Së fundmi, është vet Dhurata e cila ka njoftuar fansat e saj për një tjetër arritje të këtij projekti.
Gjatë ditës së sotme (e martë), këngëtarja Dora tregon se “Zemër” u certifikua si ‘Gold International’, kënga më e dëgjuar, pas klikimeve që ka marrë.
“Nuk kam fjalë tjera përveç faleminderit, Zemër shkoi në e artë, ju dua”, ka shkruar 26-vjeçarja në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.
Theksojmë që prapa këtij hiti nuk ka dyshim se qëndron shtëpia e hiteve, RedBox, përkatësisht producenti i njohur, Big Bang Beats.