970×90
970×90

Zemaj sërish i thyen rregullat anti-Covid, bën fushatë në një odë me afër 30 persona

Zemaj sërish i thyen rregullat anti-Covid, bën fushatë në një odë me afër 30 persona

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e quajti gabim tubimin në një lokal në Deçan para disa ditësh, ku shihej qartë se nuk resepktoheshin masat anti-Covid.

“Nuk është shembull i mirë, absolutisht, nuk është shembull i mirë. Ishte gabim, ajo çka bëra, ishte gabim”, tha Zemaj.

Por vetëm dy ditë pas kësaj deklarate, Zemaj sërish ka shkelur rregullat anti-Covid, ku shihet se është mbledhur në një odë ku shihen të mbledhur rreth 30 persona.

Në këtë tubim shihet se shumica e personave kanë maska, por që nuk respektohet fare distanca, kurse numri i personave të mbledhur është shumë më shumë se lejohet.

“Isniqi si gjithmonë i djathtë, LDK dhe Rugovian! Vazhdojmë”, ka shkruar ai.

Related posts