970×90
970×90

Zemaj: Pani ka vjedh edhe lapsa

Zemaj: Pani ka vjedh edhe lapsa

Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për dy vite.

Zemaj ka thënë se në këtë qeveri është vjedhur në çdo vend. 

“ Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj

Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë. 

“ Ka ndodhur gjëja më e mirë për Kosovën që kjo qeveri ka rënë. Vazhdimi i saj do të ishte vetëm e dëmshme për vendin”.

Related posts