970×90
970×90
970×90
970×90

Zemaj: Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona

Zemaj: Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se, në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19.

Sipas tij, shkelja e masave nuk do të tolerohet për të gjithë shkelësit për mosrespektimin e tyre.

“Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona. Askush s’do lejohet pa maska! S’do tolerohet shkelësit dhe ata që relativiojnë rrezikun dhe me mosrespektim të masave behën bartës të virusit edhe në familjet e tyre. Ministria e Shëndetësisë me gjithë potencialin është dhënë në tentativë të monitorimit të bizneseve nëse po i respektojnë rregullat anti-COVID-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

Sipas vendimit, të gjithë qendrat tregtare në Kosovë do të punojnë deri në ora 21:00.

Po ashtu, është pezulluar puna e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve.

Related posts