970×90
970×90

Zemaj i pandalshem, afër qytetarëve në luftën kundër Covid

Zemaj i pandalshem, afër qytetarëve në luftën kundër Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka pranuar një donacion nga UNOPS.

Donacioni përmban 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse. Shkruan “Gazeta Projekti”

Postimi i plotë i Zemajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është blerje  përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë.

Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje!

Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë.

Bashkë ia dalim!

Related posts