970×90
970×90

Zelensky: Jam në Kiev dhe nuk fshihem, s’kam frikë

Zelensky: Jam në Kiev dhe nuk fshihem, s’kam frikë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shpërndarë një mesazh të radhës në median e tij sociale Facebook dhe Telegram, ku tregon se është duke qëndruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe nuk po fshihet nga askush.

“Unë po qëndroj në Kiev. Nuk po fshihem. Nuk kam frikë askënd. Do bëj gjithçka për ta fituar këtë luftë”, shkruan Zelensky në përfshkrimin e videos.

Për më tepër, ai shton se e gjithë Ukraina është në luftë dhe të gjithë duhet të japin kontributin për të fituar. Kjo, qoftë edhe me fuqinë e armëve dhe Ushtrisë ukrainase, ashtu edhe me fuqinë e fjalës dhe diplomacinë.

Mbi të gjitha, atë çfarë Zelensky e fuqizon më së shumti në komentin e tij, është fuqia e shpirtit të ukrainasve – diçka që çdo ukrainas e zotëron dhe e ka treguar në këtë kohë lufte!

Related posts