
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur ngushëllime për Turqinë pas sulmit që ndodhi të dielën në Stamboll.
Ai është shprehur shumë i pikëlluar për sulmin që vrau gjashtë persona.
Ka thënë se dhimbja e popullit turk është edhe e tyre.
“Me pikëllim të thellë mësova lajmin se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, humbën jetën dhe u plagosën shumë njerëz. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Dhimbja e mikut tonë, popullit turk, është dhimbja jonë”, ka shkruar Zelensky në Twitter. /