
Interesimi i madh i Interit për të pasur në skuadër Luka Modricin mund të përfundoj vetëm nëse Real Madrid arrin qëllimin e tyre.
Sipas mediave angleze, Los Blancos janë në kërkim të mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen, shkruan indeksonline.
Ylli danez është duke u kërkuar edhe nga PSG të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të.
Skuadra angleze kërkon mbi 200 milionë euro për Eriksen, çmim i lartë edhe pse skuadrat e kanë fuqinë ekonomike për ta paguar.
Nëse mesfushori transferohet në Real Madrid atëherë do të hapej rruga e transferimit të Modric te Interi. /IndeksOnline/