
Ani pse pjesëmarrja në Përputhen nuk i shkoi dhe aq mirë, duket se më në fund Sindi Loci ka gjetur dashurinë.
Ish-konkurrentja e Përputhen ka zbuluar se tani është në lidhje dashurie, dhe se po ndjehet tejet e dashuruar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një intervistë në emisionin “Glamour Zone”, Sindi ka zbuluar se djali me të cilin është në lidhje është nga Prishtina.
Madje ajo e quajti Princin e saj të kaltër “Një Mrekulli”.
A je në një lidhje?
–Po, dhe jam shumë e dashuruar.
Na trego pak më tepër për këtë djalin, si jeni njohur, a ja u dinë prindërit?
–Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.
-Po familja?
–Ata e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij.
Nga është fatlum?
–Nga Prishtina.