Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Republikën Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Shtëpia e futbollit kosovar – FFK e ka zbuluar sot agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para duelit të rëndësishëm të kualifikimeve për Euro 2020, të cilin do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Grumbullimi i “Dardanëve” do të nisë sot me një stërvitje të lehtë në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa stërvitjet do të vazhdojnë deri të premten në “Fadil Vokrri”.
Kurse, ndeshja do të luhet më 7 shtator, duke filluar nga ora 15:00.
Kosova ka 5 pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.
Pas çekëve, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në muajin shtator kundër Anglisë në udhëtim, më 10 shtator.