Janë zbuluar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Transgjinorja e famshme nga Suhareka e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Edona James ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste. Mund të thuhet lirshëm se ajo ka qenë fenomeni i këtij edicioni.
I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi. Në javët e para të spektaklit, ai kishte përfunduar në listën e më pak të votuarve, por që strategjitë dhe simpatia e publikut i siguruan atij një rrugëtim të suksesshëm deri në finale.
Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit ishte Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.
Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.
Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri dhe Iliriana, dhe Ardi dhe Mirdoni, si dhe konkurrentja e eleminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku.