Pothuajse të gjitha raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit në një sulm të paprecedentë janë kapur dhe nuk kanë arritur destinacionin e tyre, sipas zyrtarëve izraelit dhe amerikanë.
Bëhet e ditur se shumica e më shumë se 300 raketave të lëshuara gjatë një sulmi pesë orësh janë kapur përpara se të arrinin në Izrael, falë sistemit të avancuar të mbrojtjes.
Ushtria izraelite ka njoftuar se 99 për qind e raketave janë shkatërruar nga Izraeli dhe aleatët e tij, me vetëm “një numër të vogël” të tyre që shkaktuan dëme të lehta strukturore nëritritoret izraelite.
Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 70 dronë dhe raketa u shkatërruan nga anijet dhe aeroplanët ushtarak amerikan, pa dhënë detaje se cilat mjete mbrojëse u përdorën për rëzimin e tyre.
Por, siç raportohet, marina amerikane ka rrëzuar të pakën tre raketa balistike duke përdorur sistemin e mbrojtjes raketore Aegis, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
E se SHBA-ja ishte e përgatitur mirë për të kontribuar në mbrojtjen e Izraelit tha edhe presidenti Joe Biden.
“Për të mbrojtur Izraelin, ushtria amerikane zhvendosi aeroplanë në rajon gjatë javës së kaluar. Falë aftësive të jashtëzakonshme të ushtarëve tanë, ne e ndihmuam Izraelin të rëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat”, tha Biden.
Të përgatitura për të ndërhyrë u shprehën edhe Britania e Madhe dhe Franca.
Ndërkohë, Izraeli operon një sërë sistemesh për bllokimin e raketave si ai Iron Dome i cili ka aftësi të zbulojë lokacionin e raketave dhe të kontrollojë nëse ato përbëjnë rezik dhe David’s Sling i cili mbron nga kërcënimet me reze të shkurtra dhe të mesme.
Siç raportohet, Izraeli zotëron edhe aeroplanë luftarak të teknologjisë së fundit, duke përfshirë stealth FG-35l