Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë gjetur një Kuran pranë vendit ku u dogj makina e Xhafer Osmanit.
Fillisht ata dyshuan se libri i shenjtë i myslimanëve mund të ishte përdorur për të detyruar viktimën për t’u betuar mbi të, megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Albeu.com se e vërteta është ndryshe.
Dyshohet se libri i shenjtë ndodhej brenda makinës së viktimës dhe ai është hequr prej aty me qëllim që të shmangej djegia nga vetë autorët e kësaj vrasjeje makabre.