Pasi ndërtoi perandorinë më të madhe të veshjeve në botë pa përdorur reklama televizive apo banera, pronari i markës së modës Zara, po provon një mënyrë tjetër për të tregtuar veshjet e saj. Atë të video-lojërave.
Kompania e tekstilit, Inditex SA, e Spanjës po i përgjigjet kalimit nga dyqanet fizike në shitje në internet duke u bashkuar me mediat sociale si Facebook dhe Instagram për të zhvilluar lojën “Pacific”. Kjo, për të tërhequr blerësit më të rinj në markën e saj Pull & Bear.
Nuk ka të bëjë me shitjet e drejtpërdrejta, por me ndërtimin e një marrëdhënieje me klientët e rinj. Tregtia online solli një të tretën e të ardhurave të Inditex-it, vitin e kaluar. Një pjesë prej 3 miliardë dollarësh është caktuar për investime të reja, të cilat do të shkojë për t’u siguruar që bumi digjital të mos mbarojë.
Ka pasur një mori marrëveshjesh ku markat e veshjeve kërkojnë të paraqesin për herë të parë produktet e tyre brenda lojërave video. Tani ata po e çojnë përfshirjen e tyre në një nivel tjetër, duke krijuar lojrat e tyre për të sjellë më shumë trafik në faqet e internetit, për të rritur shkarkimet e aplikacioneve mobile dhe për të ofruar mënyra më argëtuese për shpërndarjen e kodeve të zbritjes.
Loja e stilit retro të Pull & Bear paraqet një blerës duke udhëtuar nga Kalifornia në Tokio, duke mbledhur rroba dhe duke shmangur pengesat gjatë rrugës. Lojtarët kontrollojnë karakterin duke kthyer fytyrën. Që të luash lojën duhet të futesh nëpërmjet llogarive të Pull & Bear në Facebook edhe Instagram.