970×90
970×90

Zafir Berisha e quan fundërrinë Albin Kurtin: Po kërkon zgjedhje ende pa u nisur Thaçi, Veseli e Rexha

Zafir Berisha e quan fundërrinë Albin Kurtin: Po kërkon zgjedhje ende pa u nisur Thaçi, Veseli e Rexha

Zyrtari i partisë Nisma Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pasi kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

Berisha tha se kërkesa e tyre nuk është asgjë për t’u befasuar, derisa i quajti anëtarët e kësaj partie ‘’fundërrina’’.

“… qëndrime të këtyre fundrrinave, përpos vazhdoj të befasohem me Rexhën që për vite të tëra u tregua “adoloshent poltik” dhe si i tillë shkoj në Hagê pa e kuptuar se raca e Albin, Shkelzen Gashit…”, ka shkruar ai.

Ky është reagimi i plotë:

Kërkesa e LVV që Kosova të shkoj në zgjedhje ende pa u nisur për në Hagë, Hashimi, Kadria dhe Rexha, është një tregues i mjaftueshëm për me kuptuar se këto fundrrina të kamufluar me petkun e një sekti politik nuk janë asgjë tjetër veçse mbeturina dhe barkëqitje e sllavo- komunistëve Jugasllavë, të cilët po vazhdojn të kundërmojn dhe të infektojn opinionin e veçenarisht atyre që ju është bërë “lavazh truri”!

Asgjë nuk është për me u befasuar me këto qëndrime të këtyre fundrrinave, përpos vazhdoj të befasohem me Rexhën që për vite të tëra u tregua “adoloshent poltik” dhe si i tillë shkoj në Hagê pa e kuptuar se raca e Albin, Shkelzen Gashit, pasardhësve të jugosllavëve dhe milicëve si dhe mesat dhe nipat e lazaroviçve nuk e kanë merituar mbeshtetjen e tij!

Related posts