Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në shtëpinë e tij çiftin Zaev nga Maqedonia.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka gostitur homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev, i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Postimi i Haradinajt:
“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanë biseduar ne homologun maqedon.