970×90
970×90
970×90
970×90

Ymeri kujton kohën sa ishte në VV: Dikur kishim vija të kuqe për PDK’në, tani kanë ndryshuar

Ymeri kujton kohën sa ishte në VV: Dikur kishim vija të kuqe për PDK’në, tani kanë ndryshuar

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka thënë se s’ka si e shpjegon ndryshe bashkëpunimin e asamblistëve të Vetëvendosjes me ata të Partisë Demokratike të Kosovës, por një shenjë se Vetëvendosja po ndryshon dhe po largohet nga vijat e saja të kuqe kur i konvenon.

Ymeri e ka quajtur këtë bashkëpunim të çuditshëm, pasi nga viti 2013 në Kuvendin Komunal të Prishtinës, LDK dhe PDK bëhenin bashkë kundër Shpend Ahmetit.

“Ka qenë një bashkëpunim i papritur dhe i çuditshëm – jo vetëm me votën e bashkuar kundër njërit nga aksionarët e ndërmarrjes publike, por më shumë entuziazmi pas këtij bashkëpunimi”, ka deklaruar Ymeri. Prej vitit 2013 deri në zgjedhjet e fundit ne kemi pasur situatë problematike sepse aty LDK e PDK bëheshin bashkë kundër iniciativave të Shpend Ahmetit”, tha Ymeri.

Ai po ashtu tregon se kanë pasur vija të kuqe dikur me PDK’në, por duket se Vetëvendosja ka ndryshuar prej që ku ka braktisur këtë parti.

“Ne kemi pasur vija të qarta të kuqe, por duhet se tash Vetëvendosja po ndryshon, madje le të bëhen të sinqertë e të thonë se ne do të bashkëpunojmë aty ku na leverdisë, ky bashkëpunim parimor nuk mund të jetë, s’mund të kesh bashkëpunim parimor me ata që e penguan kryetarin e Prishtinës”. tha Ymeri në Zona B.

Related posts