
Yll Limani më në fund ka publikuar këngën e plotë, të shumëpriturën ‘Harrom’.
Gjithçka ka filluar kur Ylli ka publikuar një video ku dëgjohet duke kënduar refrenin e një kënge të re të padëgjuar më parë.
Por, vetëm ajo pjesë e shkurtër ka mjaftuar që fansat ta adhurojnë këngën të cilën Ylli ia kishte lënë emrin ‘Harrom’.
Që nga ajo kohë, të gjithë po presin që artisti të publikojë këngën e plotë, por Ylli gjithmon ë ka vendosur që të vijë me një këngë të re duke e lënë ‘Harrom’ anash.
Por, baladës së shumë kërkuar duket se i ka ardhë koha!
Tashmë Ylli ka publikuar ‘Harrom’ me videoklip ku shihen dy të rinj duke vallëzuar në një dhomë.